Aksidentohet autobusi, 16 të vdekur dhe 30 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2019, 08:21
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë u plagosën në një aksident në Venezuelë.
Ngjarja ndodhi në Zulia, kur një autobus doli nga rruga duke u përmbysur. Sipas mediave lokale shkak ka qenë shpërthimi i gomës së autobusit.
Mësohet se shoferi i mjetit ka shpëtuar.
Dëshmitarët thanë se autobusi ishte mbipeshë dhe përveç kësaj shoferi ishte duke udhëtuar me shpejtësi të lartë.