Një 13 vjeçar është aksidentuar në fshatin Drithas të Korçës nga një mjet tip "Toyota", por fatmirësisht ka arritur të mbijetojë.

Policia lokale bën me dije se fëmija ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, Oltion Bregasi, 28 vjeç, banues në fshatin Drithas-Maliq.

"Arrestimi i tij u bë pasi më datë 03.03.2018, në fshatin Drithas, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, me targë AA 534 GR, ky shtetas ka aksidentuar shtetasin A.B, 13 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spital jashtë rrezikut për jetën", sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

/Ora News.tv/