Aksidentohen motoçikletat në Sarandë, plagosen turistët

Aksidentohen motoçikletat në Sarandë, plagosen turistët

Dy aksidente me motoçikleta janë regjistruar gjatë ditës së sotme në Sarandë.

Burime për RTV Ora bëjnë me dije se si rezultat i aksidenteve janë plagosur drejtuesit e mjeteve, të cilët ishin turistë.

Njëri prej tyre ishte nga Suedia, ndërsa tjetri italian. Ata janë transportuar me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë, por ende nuk dihet gjendja e tyre.

EMISIONET