Aksidenti tragjik i familjes Preka, famulltari i Velipojës: Si nuk u hoq një patentë...

Aksidenti tragjik i familjes Preka, famulltari i Velipojës: Si nuk u hoq

Lot, dhimbje pa fund dhe zemra të thyera nga një tragjedi që u mori të afërmit, duke shuar një familje të tërë. Në kishën e Velipojës u zhvillua edhe ceremonia mortore e vajzës 9 vjeçare Noemi Preka, e cila mbylli sytë një ditë pasi babai i saj me vëllain dhe motrën u përcollën në banesën e fundit, aty ku këtë të enjte ju bashkua edhe ajo. Përpara familjareve, të afërmve, mësuesve, shokëve dhe shoqeve të klasës, famullitari i Velipojës lëshoj një tjetër mesazh të fortë për këtë tragjedi, ku nuk la pa atakuar institucionet shtetërore.

Dom Marjan Gega, famullitar  i Velipojës: Si nuk u hoq një patentë për drejtim pa rryp në zonën tonë?! Si nuk u hoq një patentë për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit. Tan Shqipëria është ba vetëm Tirana, ne të tjerët jemi njerëz të kategorisë së dytë. Mjafton që na kanë ba rrugën. Mungon një drager për me mat nivelin e alkoolit. Ne nuk kena frikë policët, ne pimë kafe me policët. I kemi tonët. Secili duhet me ba rolin e vet.

Më pas fjalën e tij ja drejtoi nënës që humbi bashkëshortin dhe fëmijët e saj, që edhe sot ndërsa zhvillohet ceremonia mortore, ajo ende nuk di për fatkeqësinë që i ka ndodhur. Ndërsa në spital u kërkon mjekeve tu vijnë në ndihmë fëmijëve të saj, ajo nuk e di se këto të fundit janë larguar tragjikisht nga jeta prej aksidentit të rëndë.

Dom Marjan Gega, famullitar  i Velipojës: Kërkon fëmijët e vet në spital, nuk kupton pse burri i saj që e donte aq shumë nuk ka shku me e vizitu tek spitali. Jeta duke të rrejtë sepse nuk dina me ta tregu sepse askush prej nesh nuk e merr guximin, jena duke të rrejt siç është e rrejshme kjo jetë. Jena duke të rrejtë duke u tregu të padrejtë. Na nuk kena më fjalë, unë s'kam më fjalë. 

E pikëlluar shprehet edhe mësuesja e Noemit dhe shokët e shoqet e klasës. Marije Lekaj tregon se priste me gëzim daljen pas pak ditëve në pension, por lajmi i hidhur përmbysi çdo gjë.

 Familja Preka humbi 4 të afërmit e saj dhe sot ka përballë një tjetër sfidë më të vështirë, ti tregojë të vërtetën e hidhur Evisës, 37 vjeçares që humbi fëmijët dhe bashkëshortin. 


EMISIONET