Aksidenti në Skrapar, nxënësit rrëfejnë tmerrin: Furgoni u rrokullis 4 herë

Aksidenti në Skrapar, nxënësit rrëfejnë tmerrin:

Aksidenti i ndodhur dje në Skrapar shkaktoi plagosjen e 10 nxënësve që po udhëtonin në mikrobusin e përmbysur. Nxënësit protagonistë  të aksidentit të ndodhur ne Vërzhezhë të Skraparit tregojnë ngjarjen e tmerrshme:

"Makina u rrokullis katër herë pasi doli nga rruga dhe përfundoi në perrua. Kemi përjetuar momente të vështira, frike."

Kështu shprehet Erika Kuqali, 16 vjeçe, e cila ka pësuar një frakturë në shpatull dhe është një prej 10 nxënësve që udhëtonin nga fshati Vërzhezhë, drejt qytetit të Çorovodës, pasi në fshat nuk ka shkollë të mesme.

Së bashku me të në dhomën e spitalit ndodhet dhe Anxhela Kapllani, e cila ka pësuar një frakturë në këmbë.  Ajo thotë se:  "Në makinë në momentin që mikrobuzi doli nga rruga në te ndodheshin rreth 26 persona, të gjithë nxënës shkolle".

 Nga ana e saj policia e Beratit deklaroi se mbrëmjen e djeshme  arrestoi drejtuesin e mjetit, "për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor".



EMISIONET