Aksidenti në Maminas, pronari i makinës që shkaktoi përplasjen dëshmon në polici

Aksidenti në Maminas, pronari i makinës që shkaktoi

Policia vijon kërkimet për të arrestuar të dyshuarin si autor të përplasjes së ndodhur mbrëmjen e 21 shkurtit në autostradën Durrës- Tiranë.

Benzi përplasi një makinë taksi duke shkaktuar të vdekur shoferin e taksisë,  Bujar Agalliu,  si dhe pasagjeren 23 vjeçare Elena Abdillari .

 Ora News mëson se kërkimet  për Fatjon Zhaporjen janë përqëndruar në zonën e Krujës dhe Laçit.

 Dyshohet se Fatjoni është ndihmuar nga një person i dytë për t'u largur nga vendi i aksidentit. Mendohet se ai është larguar me makinë tjetër pasi ka braktisur makinën me të cilën u shkaktua aksidenti.

Ndërkohë Dardan Gjeka, që figuron si pronari i makinës ka dëshmuar se ia ka shitur makinen Fatjon Zhaporjës.

Ora News mëson se Dardani është paraqitur ne policia dhe ka deklaruar se e ka shitur makinën Fatjonit.

Ndërkohë në sistem rezulton se makina eshte akoma ne pronesi te Dardanit 

Aksidenti 

Aksidenti tragjik u shenua rreth ores 23:30 minuta. Elena Avdillari 23 vjeçe po udhëtonte me taksi  nga Durrësi drejt Tiranës, për tu rikthyer në banesë, ku nuk mbërriti kurrë. Makina u godit nga pas nga një makinë BENZ, që sic mësohet nga Grupi hetimor udhëtonin me shpejtësi të lartë. 

Burime pranë grupit herimor i thanë Ora News se taksia e drejtuar nga Agalliu po udhëtonte drejt Tiranës në korsinë e shpejtësisë, në kohën kur mjeti me targa AA 060 SP e ka goditur në pjesën e pasme me një shpejtësi që sipas të dhënave të para shkonte deri në 150 km për orë.

Goditja ka qenë aq e fortë, sa taksia ka ecur rreth 100 metra zvarrë mbapsht, dhe pasi ka hasur një bordurë ëshët rrotulluar në ajër duke përfundur përmbys pranë këtij karburanti

Mjeti që dyshohet se shkaktoi aksidentin u gjet i braktisur dhe me njolla gjaku në të.

EMISIONET