Një kalimtar i ka shpëtuar për fije një aksidenti që mund ti merrte jetën. Në videon që po qarkullon në rrjet, Pedro Gonzalez duket që fillon të vrapojë pasi një makinë me shpejtësi ecën në drejtimin e tij.

I gjithë faji është i shoferit, i cili humbi kontrollin e makinës pasi ishte në gjendje të dehur. Incidenti ndodhi në qytetin e Olmue, Kil.

Pedro po ecte në cep të rrugës kur makina i kaloi ngjitur dhe u përplas me murin e një restoranti. Për disa minuta, ambienti u mbush me tym dhe nuk u kuptua cfarë ndodhi. Për fat, Pedro nuk u lëndua aspak.

"Ishin tre persona në makinë, dy prej të cilëve dolën jashtë menjëherë pas aksidentit, ndërsa i treti, i cili ishte shoferi, u shpëtua nga zjarrfikësit dhe mori ndihmën e parë", thanë të afërmit e Gonzalez.

Shoferit 27-vjeçar është arrestuar dhe akuzohet për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur. Ndërsa dëmet që i ka shkaktuar restorantit arrijnë në vlerën e 1.132 paund.

Ende nuk është marrë vendimi i gjykatës për dënimin që do i jepet shoferit.

/Ora News.tv/