Aksidenti i frikshëm, gruaja fluturon jashtë mjetit
Një grua i ka mbijetuar për mrekulli një aksidenti me makinë, pasi 'fluturoi' nga dritarja.
Gruaja ndodhej në makinë me bashkëshortin e saj, i cili po ecte me një shpejtësi marramendëse.
Për një moment ai humbi kontrollin dhe makina u përplas duke u rrotulluar në rrugë.
Nga përplasja e madhe gruaja e 'fluturoni' në ajër jashtë mjetit.
Menjëherë u dërgua në spital por mjekët thanë se nuk kishte lëndime që i rrezikonin jetën.
Aksidenti ndodhi të premten në qytetin e Kailit në provincën Guizhou të Kinës.
Kamerat e rrugës filmuan momentin e frikshëm.