Eksperti i sigurisë rrugore, Gëzim Hoxha i ftuar në Ora News tërheq vëmendjen për sjelljen e këmbësorëve në rrugë. Sipas tij është e patolerueshme një situatë e tillë e cila sjell pasoja të rënda në aksidente. Hoxha thotë se policia duhet të marrë masa.

Hoxha: Dikush duhet të mbajë përgjegjësi nga policia, pse këta qytetarë qëndrojnë në rrugë, pse automjetet ndalojnë në rrugë.

Një tjetër fenomen që mund të sjellë pasoja tragjike, për Hoxhën janë edhe ndalimet e automjeteve në autostradë.

Hoxha: Kur mikrobuzët pa pritur dhe pa kujtuar ndalojnë aty për ti marrë qytetarit 50-100 lekë dhe bën 2-3 ndalime rrugës duke rrezikuar jetën.

Sa i përket ekspertizës së aksidenteve, Hoxha beson se ajo nuk mund ti lihet policisë.

Hoxha: Edhe kjo është një fatkeqësi tjetër çështja e ekspertizës. Ekspertizat tek ne i bëjnë policët. Policët nuk kanë bërë asnjë orë automobila në shkollë dhe kur vjen problemi ata bëjnë ekspertiza. Kjo është një dukuri negative.

Për ekspertin e sigurisë rrugore Gëzim Hoxha duhet bërë më shumë punë për të edikuar si qytetarët ashtu edhe drejtuesit e automjeteve, një hap i tillë do të ulë ndjeshëm edhe aksidentet me pasoja të rënda.

/Ora News.tv/