Aksident tragjik në Verona, humb jetën shoferi shqiptar i kamionit

Një emigrant shqiptar 51 vjeç, me profesionin shofer kamioni ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik, shkaktuar në mesditën e sotme në autostradën A22, në daljen pranë zonës veriore të qytetit të Veronas.

51-vjeçari shqiptar punonte për një shoqëri autotransporti në Padova.

Kamioni me tëcilin udhëtonte 51 vjeçari shqiptar është përplasur fort me një automjet të tipit TIR.

Urgjenca mjekësore e mbërritur në vendngjarje ka tentuar me ndihmën e një helikopteri dërgimin e tij drejt spitalit më të afërt të zonës, por pa mundur t'i shpëtojë jetën.

Në vendngjarje kanë mbërrtiur gjithashtu dhe dy makina zjarrfikëse për të ndihmuar në zhbllokimin e rrugës.

Policia italiane ka hapur një proces hetimor për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti rrugor vdekjeprurës.

EMISIONET