Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin e unazës së re në Tiranë. Si pasojë e përplasjes me bordurën anësore të rrugës, një autoveturë ka humbur drejtimin dhe është përmbysur teksa ishte në lëvizje e sipër.

Siç e shikoni edhe në këto pamje, automjeti ka mbetur përmbys pas aksidentit ndërsa policia dhe një karroatrec kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Automjeti i aksidentuar është rrotulluar nga disa persona që ndodhën në vendin e ngjarjes dhe më pas është vendosur në karroatrec.

Policia ka bërë me dije se drejtuesi i mjetit ka shpëtuar me lëndime të lehta ndërsa po hetohen shkaqet e aksidentit.

/Ora News.tv/