Aksident i rëndë në Vorë, vdes një person

Aksident i rëndë në Vorë, vdes një person

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e të dielës në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Vorës. Tre makina janë përfshirë në aksidentin masiv, dhe për rrjedhojë drejtuesi i një prej automjeteve ka ndërruar jetë.

Viktima me inicialet D.K mësohet se udhëtonte me një automjet me targa italiane, ndërsa një prej automjeteve të tjera drejtohej nga një grua. Si pasojë e aksidentit, kanë marrë plagë edhe dy drejtuesit e tjerë të mjeteve ku janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.

Shkaqet e aksidentit masiv ende nuk janë të qarta, pasi dhe policia e Tiranës nuk ka një njoftim zyrtar, por paraprakisht dyshohet që aksidenti të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë dhe mosrespektimit të distancës së sigurisë.

Në vendngjarje mbërritën forca të policisë rrugore, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe për të lehtësuar qarkullimin e makinave të tjera në autostradë.

Situata në autostradën Tiranë Durrës gjatë ditës së sotme është paraqitur mjaft problematike për shkak të fluksit të pushuesve drejt bregdetit, ç’ka ka shkaktuar trafik tepër të rënduar.

Foto ilustruese

EMISIONET