Motoçikleta del nga rruga, dy të rinj të plagosur në Vaun e Dejës

Motoçikleta del nga rruga, dy të rinj të plagosur në Vaun

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Vau Dejës-Hajmel.

Sipas policisë ngjarja ndodhi në orën 21:30 kur dy të rinj ishin duke udhëtuar me motoçikletë, e cila doli nga rruga.

"Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motorrit, shtetasi, V. P. 21 vjeç, i cili është dëmtuar në kokë dhe po dërgohet për tek Spitali i Traumës Tiranë, Ndërsa pasagjeri shtetasi E. M. 23 vjeç, banues në Laç Vau Dejës, ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rreziku për jeten", sqaron policia.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrathanave të aksidentit.

EMISIONET