Një 50-vjeçare mbeti e plagosur në një aksident rrugor në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:20 në rrugën “Sulejman Delvina” , ku automjeti me drejtuese  shtetasen M. Y ka përplasur një këmbësore.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasja A. K, e cila u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Drejtuesja e automjetit shtetasja  M. Y është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

/Ora News.tv/