Një vajzë 30 vjeçe është aksidentuar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pranë Stacionit të Trenit ku një automjet përplasi vajzën duke e lënë të plagosur.

Sipas policisë vajza ka marrë plagë të  shumta dhe ndodhet në spitalin e Traumës.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe pasagjerin, grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes

/Ora News.tv/