Aksident në rrugën e Rinasit, përplasen katër makina

Aksident në rrugën e Rinasit, përplasen katër makina

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme. Ngjarja është regjistruar rreth orës 19:00 të pasdites në rrugën e Rinas në kryeqytetet.

Paraprakisht mësohet se katër  makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke dalë edhe nga rruga.

Nuk ka informacion nëse ka persona të lënduar apo jo, por siç shihet edhe në pamjet e mbërritura në redaksionë e Ora News përplasja ka qenë e fortë.

Forca të shumta policia dhe zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.  Ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Ndërkohë pritet edhe një njoftim zyrtar nga policia.  

EMISIONET