Aksident në Qukës, përmbyset një furgon mallrash

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të Quksit në zonën e Librazhdit.

Siç shihet edhe në këto foto në aksident është përfshirë një furgon mallrash, i cili është përmbysur në rrugë.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa aksidenti shkaktoi trafik për disa minuta në këtë aks rrugor.

Policia mbërriti menjëherë dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

EMISIONET