Një aksident rrugor u regjistrua mbrëmjen e sotme në zonën e Paskuqanit.

Një automjet tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin G. P., ka aksidentuar këmbësorin E. R., rreth 25 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësor dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë dhe drejtuesi i mjetit ndodhen në vendngjarje, ndërsa po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe procedurale për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të aksidentit.

/Ora News.tv/