Polici shkakton aksidentin në Milot, plagosen rëndë 3 persona

Polici shkakton aksidentin në Milot, plagosen rëndë 3 persona

Një aksident i rëndë është regjistruar në rrethrrotullimin e Fushë-Milotit.

Një 23 vjeçar me iniciale E.H., banues në Tropojë, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A.M., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe një 46-vjeçar me iniciale F. S., banues në Tiranë, i cili ndodhej si pasagjer në mjetin e 49-vjeçarit.

Ata janë dërguar në spitalin e Traumës.

"Si pasojë e përplasjes kanë marrë demtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, drejtuesit e  mjeteve E.H.,23 vjeç, banues në Tropoje dhe A.M., 49 vjeç, banues në Tiranë, si dhe shtetasi F.S., 46 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhej si pasagjer në mjetin me drejtues A.M.,"-raporton policia

Burime për RTV Ora rasportojnë se në aksident u përfshinë dy makinat, tip “Audi” dhe “Toyota”. Mësohet se drejtuesi i makinës tip “Audi” që është bërë edhe shkak për aksidentin është efektiv policie në Tropojë.

Grupi hetimor vazhdon veprimet  në vendngjarje për sqarimin e rrethanave  të aksidentit.

Foto Ilustruese

EMISIONET