Aksident në Kryebushat, përplasen dy makina

Aksident në Kryebushat, përplasen dy makina

Një aksident me një të plagosur rëndë është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur Kryebushat.

Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën rreth orës 13:20 minuta të ditës së sotme.

"Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se mjeti tip Fiat me targë AA382GY me drejtues A. J.  42 vjeç banues në fshatin Shirq, Shkodër, është përplasur me mjetin tip Benz me targë SH2225E me drejtues Gj. L. banues lagje Tre Herojt, Shkodër.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit tip Fiat shtetasi A. J. i cili është në gjendje të rëndë dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

EMISIONET