Aksident në Itali, humb jetën tragjikisht shqiptari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Korrik 2019, 08:43
Një 41-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Itali. Aksidenti ka ndodhur pasditen e djeshme në autostradën Bolonja-Padova .
Mediat raportojnë se shqiptari po udhëtonte me një Fiat Doblo kur u përplas me një tjetër makinë Peugeot 208.
Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikëset dhe ambulanca, por pa mundur të mbajnë në jetë shqiptarin.
Shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur jetonte në Treviso.