Aksident në Greqi, vdes tragjikisht çifti shqiptar, shpëton vajza

Një çift shqiptarësh humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në Greqi, ndërsa vajza e tyre mbeti e plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot, në kilometrin e katërt të rrugës rurale Horteru-Kimisis në Serres. Siç raportojnë mediat helenë, viktima janë 35 dhe 25 vjeç, ndërsa nuk janë identifikuar ende.

35-vjeçari, i cili ishte edhe drejtuesi i mjetit humbi kontrollin duke goditur barrierat metalike anësore, çka shkaktoi vdekjen e tij dhe të bashkëshortes 25 vjeçe.

Ndërkohë mësohet se në makinë ndodhej edhe vajza e çiftit, e cila i shpëtoi aksidentit duke pësuar vetëm disa lëndime.

Shkaqet  janë ende të paqarta, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.

EMISIONET