Një 65 vjeçare mbeti e plagosur mbrëmjen e sotme në Elbasan teksa u përplas nga një automjet. Aksidenti u regjistrua në Lagjen "Luigj Gurakuqi" në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Dinamos", ku shtetasi G.Gj 23 vjeç banues në Elbasan duke drejtuar mjetin tip Citroen veturë me targa AA 775 MS, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen R.H., 65 vjeçe banuese në Elbasan.

E aksidentuara është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Grupi  hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.






/Ora News.tv/