Një person ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor që ndodhi pasditen e sotme pranë kryqëzimit të Patokut në aksin nacional Milot-Mamurras. Paraprakisht dyshohet se një kalimtar i rastit është përplasur për vdekje nga një automjet teksa kalonte në anën tjetër të rrugës.

“Automjeti me targa AA 567LO me drejtues shtetasin G.R.,ka përplasur një këmbësore (akoma e paindentifikuar) Shtetësja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore ku është nisur menjëherë për në Q.S.U. Tiranë”, sqaron policia.

Grupi hetimor në vendgjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit .

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

/Ora News.tv/