Aksident me motor në Kukës, vdes 31-vjeçari, plagoset vëllai i tij

Aksident me motor në Kukës, vdes 31-vjeçari, plagoset

Një 31-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa vëllai i tij mbeti i plagosur në një akisdent me motor. Ngjarja e rënda ka ndodhur në Kukës në fshatin Resk.

Policia sqarin se  "shtetasi  N.C., 31 vjeç, banues në Zall Lusën, duke drejtuar mjetin motor, tip "HONDA",  i cili udhëtonte së bashku me vëllain,  nga fshati Lusën në drejtim të fshatit Kolesian, ka humbur kontrollin e motorit në hyrje të fshatit Resk, Kukës. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit shtetasi N.C., si dhe është dëmtuar vëllai i tij, D.C., 29 vjeç, banues në Lusen".

I plagosuri pasi ka marrë ndihmën e parë mjeksore në spitalin e Kukësit, është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “ Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugore”parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.

EMISIONET