Dy persona humbën jetën dhe një fëmijë mbeti i plagosur në një aksident të rëndë rrugor pranë Malit të Robit në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Këmbësorët, anëtarë të së njëjtës familje, u përplasën nga një mjet i tipit Toyota teksa ndodheshin në anë të rrugës duke pritur autobusin për në qytetin e Beratit. Mjekët raportuan se 8 vjecari është në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa policia ndaloi drejtuesin e mjetit shtetasin Halil Koka, 40 vjeç. fillimisht u ndalua shtetasja Ilda Prroj por më pas rezultoi se ajo ka qenë pasagjere dhe në drejtim të mjetit ka qenë 40-vjeccari të cilit i ishte hequr patenta.

Rrugët përgjaken sërish nga një tjetër aksidente me dy viktima dhe një të plagosur duke e çuar bilacin e aksidenteve në 18 fatalitete në 3 javët e shkurtit. Mëngjesin e së shtunës, dy persona të një familje humbën jetën në anë të autostradës në Malit të Robit,  pasi u përplasën për vdjekje, ndërsa u lëndua fëmija 8 vjeçar.

Policia identifikoi viktimat Xhemal Pisku dhe Edlira Pisku 69 vjec dhe 34 vjece, vjehrri dhe nusja e djalit. Uniformat blu fillimisht ndaluan 35 vjeçaren Ilda Parroj si drejtuesen e automjetit  që  dyshohet se shkaktoi aksidentin. Por hetimet e mëpasme dhe deklarimet e personave në vendin e ngjarjes, zbardhën dyshimet se makina që shkaktoi aksidentin drejtohej nga shtetasi Halil Koka.

Policia e Kavajës në bashkëpunim me Prokurorine kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit tip "Toyota" shtetasin Halil Koka, 40 vjeç, banues në Durrës. Pas  veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë dokumentuar se ishte ky shtetas drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin rreth orës 07:40 tek Mali i Robit, ndërsa shtetasja Ilda Prroj, rezultoi se ishte pasagjere në këtë mjet, megjithese në deponimet e para në vendngjarje deklaroi se e drejtonte ajo mjetin kur ndodhi aksidenti.  

Fatmirësisht mjekët raportuan se 8 vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore, pavarësisht se humbja familjare është truamatike për të.

Mjafton një vëzhgim i thjeshtë në aksin nacional Durrës-Rrogozhinë për të parë rrezikshmërinë gjatë autostradës; ku këmbësorët presin autobusat interuban në anë të segmenteve nacionale ku shpejtësia e lejuar është 80-90 km/orë. Nuk ka stacione, apo vende qëndrimi ndërsa autobusët dhe furgohët ndalen ku të ngrihet dora e rradhës nga udhëtarët.

"Këtu përditë mund të ndodhin aksidente, edhe para 7-8 muajsh ndodhui një aksident, humbi një familje, sot përsëri një familje", tha një banor. 

"Duhet të dalësh në rrugë kryesore tek ura, ne dalëm këtu. Të vish nga Golemi dhe të vritesh këtu, sepse ska rrugë, qëndër sic është bërë Golemi  me Kavajën dhe Durrësin", tha një tjetër banor i zonës. 

Sipas ekspertëve të sigurisë rrugore, autobusët dhe furgontët nuk mund të ndalojnë përgjatë autostradës, në hyrje apo dalje të akseve dytësore për shkak të rrezikut të lartë nga aksidentet.

Shikoni të gjitha FOTOT duke klikuar këtu


/Ora News.tv/