Aksident i rëndë në Athinë, vdes në vend 52 vjeçarja, plagoset një tjetër

Aksident i rëndë në Athinë, vdes në vend 52

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:30 Athinë, Greqi.

Mediat greke raportojnë se dy makina janë përplasur fuqishëm duke lënë të vdekur në vend shoferen 52-vjeçare të njërit prej mjeteve, ndërsa shoferi 36-vjeçar i Range Rover-it u plagos lehtë.

Bëht e ditur se shoferi 36-vjeçar i Range Rover-it, i cili po ecte në shpejtësi normale, e vuri re makinën që po vinte në krah të kundërt dhe u përpoq ta shmangte atë, por nuk ia doli dot.  

Si pasojë e aksidentit në Athinë u krijuan radhë të gjata trafiku.


EMISIONET