Aksident i rëndë në Gramsh: Përmbyset fuoristrada me sirianë: 2 të vdekur, 8 plagosen

Aksident i rëndë në Gramsh: Përmbyset fuoristrada me

Aksident i rëndë automobilistik në vendin e quajtur Çekrez në Gramsh. 

Si pasojë e aksidentit kanë vdekur 2 shtetas sirianë, ndërsa shoferi i automjetit, një shtetas shqiptar, ka mbetur i plagosur, pasi makina me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga.

"Shtetasi M.Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip "Fuoristradë", ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë humbur jetën 2 shtetas dhe janë plagosur 8 shtetas të tjerë" bën me dije policia.

Ndërkohë 5 nga 8 të plagosurit po sillen në Tiranë për mjekim të specializuar.

Të gjithë personat që janë përfshirë në aksident janë sirianë dhe vetëm shoferi është shqiptar. 

Aksidenti ka ndodhur rreth 3 km të Gramshit, pranë vendit të njohur si Depot e Ushtrisë. 

EMISIONET