U përfshi në një aksident horror, futbollisti i njohur rrëzikon karrierën

U përfshi në një aksident horror, futbollisti i njohur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Zimbambve, ku në të ishte i përfshirë kapiteni i skuadrës CAPS United, Hardlife Zvirekwi.  

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi më i titulluar në shtetin afrikan, që në një deklarate për shtyp, kanë pohuar se Zvirekvi po merr mjekimin e duhur pranë spitalit të Parirenyatëa.

"Ne dëshirojmë të informojmë kombit, tifozët dhe të gjithë palët tona të vlefshme se kapiteni ynë, Hardlife Zvirekëi ishte i përfshirë në një aksident serioz herët në mëngjes dhe falënderojmë perëndinë që ai mbijetoi edhe pse me plagë të rënda.

"Gjendja e tij është kritike, dhe shkalla e lëndimeve dhe impenjimet në karrierën e tij do të konfirmohet pas disa ekzaminimeve mjekësore. Hardlife Zvirekëi aktualisht është në spital dhe po merr trajtim. "- thuhet në deklaratën e lëshuar nga klubi.

Shkak i aksidentit mendohet të jetë shpejtësia që udhëtonte futbollisti ndërsa mendohet se plagët e rënda në trupin e 30 vjeçarit janë kritike dhe për vetë jetën e lojtarit.



EMISIONET