Aksident bërthamor? Gjenden gjurmë radioaktive në Rusi

Aksident bërthamor? Gjenden gjurmë radioaktive në Rusi

Rusia ka shprehur se në territorin e saj nuk ka ndodhur asnjë aksident bërthamor, pavarësisht nga gjetjet "jashtëzakonisht të larta" të një izotopi radioaktiv.

Shërbimi i motit të Rusisë pranoi se kishte matur ndotjen e rutenit 106 në 1,000 herë më të larta në malet Ural.Ai tha se nuk kishte rrezik për shëndetin.

Njoftimi konfirmon një raport nga instituti i sigurisë bërthamore të Francës, i cili zbuloi një re të ndotjes radioaktive në Europë.

Instituti për Radioprotektimin dhe Sigurinë Bërthamore (IRSN) tha më 9 nëntor se kishte zbuluar ruthenium-106 në Francë. Ai shtoi se burimi i ndotjes mund të ketë qenë një aksident në një strukturë bërthamore në Rusi ose Kazakistan.

Të dy vendet deklaruan se në fabrikat e tyre nuk kishte ndodhur asgjë.

Raporti nga shërbimi meteorologjik rus, ‘Roshydrome’, ka nxjerrë të dhënat e para zyrtare nga vendi që mbështesin raportin francez.

Roshydrome tha se në dy stacione në malet e Uralit është gjetur "ndotje jashtëzakonisht e lartë" e izotopit radioaktiv nga shtatori deri në tetor.

Një stacion i afërt me objektin bërthamor të Mayak në rajonin Chelyabinsk tregoi ndotje 986 herë më të larta se ato të muajit të kaluar, tha ai, pa specifikuar origjinën e ndotjes.

Mayak, në pronësi të kompanisë bërthamore shtetërore Rosatom, është një fabrikë e madhe që ripërpunon lëndë djegëse bërthamore. Ai tha se nuk ishte burimi i rritjes së nivelit të ruthenium-106, ndërsa Rosatom tha se nuk kishte aksidente në asnjë prej mjediseve të saj.

Fabrika Mayak ishte skena e një aksidenti të madh bërthamor në vitin 1957, kur një objekt depozitimi i mbeturinave shpërtheu.

Ruthenium-106 është një produkt i atomeve të ndarjes në një reaktor dhe nuk ndodh natyrshëm. Gjithashtu përdoret në disa trajtime mjekësore.

EMISIONET