Personat me aftësi në kufizuar vijojnë të përballen me vështirësi të ndryshme në marrjen e shërbimeve nga institucionet. Shkak për këtë është mungesa e infrastrukturës së nevojshme, për lëvizjen e tyre. Sipas studimeve, disa institucione nuk janë korrektë me kuadrin ligjor në lidhje me eleminimin e pengesave në komunikim dhe infrastrukturë në ofrimin e shërbimeve publike për personat me aftësi të kufizuara.

Personat me aftësi të kufizuar përballen çdo ditë me vështirësi në marrjen e shërbimeve nga shumë institucione, të cilat nuk ofrojnë kushtet e duhura, sidomos për ata që janë tetraplegjikë.

Sipas përfaqësuesve të Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara, kjo sjell efekte negative në marrjen e shëbrimeve, ndërkohë vetëm një pjesë e disa dikastereve i kanë krijuar kushtet, për lëvizjen e lirë të tyre, përmes rampeve.

Bajram Tirana: Disa institucione nuk kanë përshtatshmërinë ose infrastrukturën e nevojshme për personat me aftësi të kufizuara, me karrocë, probleme me shikimin apo që nuk dëgjojnë. Ne kemi hasur në sisa vështirësi, përsa i pëtket kësaj çështje. Disa ministyri nuk e ofrojnë aksesin e nevojshëm sidomos për personat që kanë karrocë.

Sipas disa studimeve të fundit, disa institucione nuk janë korrektë me kuadrin ligjor në lidhje me eleminimin e pengesave në komunikim dhe infrastrukturë në ofrimin e shërbimeve publike për personat me aftësi të kufizuara.

/Ora News.tv/