16 kandidatë do të marrin pjesë në konkursin për çmimet shkencore kombëtare 2018. Edicioni i tretë i Akademisë së Shkencave ka bërë bashkë studiues të fushave të ndryshme, të cilët do të konkurojnë për çmimin Çabej, çmimin Radovicka, çmimi i Karrierës Akademike dhe çmimi i Kërkuesit më të Ri të Suksesshëm.

Akademia e Shkencave ka shpallur listën e 16 kandidatëve pjesëmarrës në konkursin për Çmimet Shkencore Kombëtare 2018. Në edicionin e tretë të tij, studimet me emrat e njohur ndërthuren me të rinjtë.

"Edhe këtë vit kemi prurje shkencore si nga studiuesit brenda vendit ashtu dhe nga studiuesit jashtë, por gjithashtu edhe nga studiuesit e rinj".

Por, cilat janë veprat në të cilat do të marrin pjesë studiuesit e rinj?

"Vepra që trajtojnë çështje të etnografisë si shkencë në sistemin e diktaturës, marrëdhëniet midis dijes dhe pushtetit. Është një pjesëmarrëse që sjell prurje të rëndësishme në etnomuzikologji në lidhje me një komunitet të caktuar, komunitetin arumun. Kemi një përfaqësues nga shkencat arkeologjike".

Konkurimi do të jetë për çmimin Çabej, çmimin Radovicka, çmimi i Kërkuesit më të Ri të Suksesshëm në Shkencat Natyrore, Kërkuesi i Ri më i Suksesshëm në Shkencat Albanologjike dhe çmimi i Karrierës Akademike, propozimi për të cilin do të bëhet në  mbledhjen e radhës më datën 8 maj ku do të aprovohet dhe shpallet dhe lista e të nominuarve për secilin prej çmimeve.

/Ora News.tv/