Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, ka hedhur poshtë akuzat e opozitës duke deklaruar se nuk  do të ketë koncesion për TVSh.

Deklaratën e bëri në një konferencë për mediat, ku bëri një analizë të gjetjeve të progres-raportit të KE dhe Bankës Botërore për ekonominë shqiptare.

Ahmetaj: BB thotë se buxhetimi në Shqipëri është më i besueshmi në rajon. Boloria politike ku flitet me demek për një taksë të re të biznesit të vogël, një koncesion për TVSh. Ua kam thënë dhe po e përsëris. Nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë koncesion për TVSh.Përkundrazi procedura që po bëjmë me biznesin e vogël është në favor të formalizimit dhe në favor të biznesit të vogël.Politikat nxitëse dhe lehtësuese në inisiativë të kryeministrit do të vazhdojnë dhe në muajt që vinë do të ftoheni ti dëgjoni

Të ardhurat janë të qëndrueshme në raport me prodhimin e brendshëm bruto, rritja e të ardhurave në Shqipëri u përdor për infrastrukturë publike dhe mbështje të sektorit  energjitik.Pra gjithë ajo boloria politike se ku janë përdorur paratë e shqiptarëve, paratë e shqiptarëve janë përdorur për projekte sociale, rritje pagash, rritje pensionesh, mbështetje të shtresave në nevojë, mbështetje të nxënësve nga klasa e 1-5 me libra falas dhe për infrastrukturën publike dhe mbështetje për sektorin energjitik.

Sa i takon debatit për varfërinë, Ahmetaj tha se është një debat që duhet bërë çdo ditë në parlament dhe jashtë tij.

Sipas tij, Shqipëria është larg asaj që duhet të jetë dhe pritshmërive që kanë qytetarët por ka lënë pas kulmin e varfërisë që ka qenë 2012 dhe ka lënë pas skenarin grek. 

Ahmetaj: Sfida është e madhe. Varfëria me referencë 5 dollarë në ditë ka rënë me 31%. Koficenti i pabarazisë, BB thotë se sistemi fiskal po redukton pabarazinë. E mbani mend ditën e parë të punës së kryeministrit që tha: Taksa e sheshtë rrit varfërinë, takimi progresiv do ndihmojë shtresat në nevojë. E vërteta ja ku është.

Ministri tha ndër të tjera se Shqipëria ka shënuar rritjen më të lartë ekonomike në rajon dhe se është shënuar një rënie e nivelit të kredive të këqia.

 

/Ora News.tv/