Komisioni i Ekonomisë ka kërkuar nga Ministria më shumë  qartësi në ndryshimet e ligjit për pastrimin e parave. Kreu i këtij Komisioni  dha një shembull konkret, ku një grua rreth të 70-ave ishte çuar në prokurori për  50 paund. Nisur nga kjo, Ahmetaj kërkoi një listë të bardhë të njerëzve që marrin para nga emigrantët në mënyrë të rregullt. Ndër të tjera, kreu i Komisionit kërkoi një listë të detajuar të miqve dhe të afërmëve të politikanëve që do i nënshtrohen hetimit.

Fëmijët emigrantë i sillnin të ardhura për të jetuar, por zonja ka përfunduar në prokurori për 50 paund.

Ky rast është prezantuar nga kreu i Komisionit të Ekonomisë gjatë një mbledhje ku u diskutuan ndryshimet në ligjin për pastrimin e parave.

Nisur nga ky fakt, Komisioni i Ekonomisë kërkoi që Ministria e Financave dhe bankat të krijojnë një listë të bardhë për ato familje që marrin të ardhura nga emigrantët.

Ahmetaj: Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave kishte proceduar një grua 65-67 vjeçare, e kishte çuar dhe në Prokurori për 50 paund. Ky ka qenë takim zyrtar. Kini parasysh që të konsultohemi me partnerët si funksionon lista e bardhë, apo filtri i bankave dërguese.

Komisioni i Ekonomisë i kërkoi Ministrisë së Financave një detajim të listës së personave të afërt apo miq të politikanëve apo zyrtarëve që do të përfshihen në kontrollin e pasurive.

Ahmetaj: Të sqarojnë publikun dhe ne se çdo me thënë ky definision. Pra nëse ke punuar me dikë e bën atë objekt, marrëdhënie personale të ngushta çfarë do me thënë? Këto i duam të detajuara që të na iluminoni në favor të kësaj pakete të rëndësishme.

Ndryshimet në ligjin për pastrimin e pasurive vijnë në kuadër të rekomandimeve të dhëna nga Manyval.

/Ora News.tv/