Barazimi me Flamurtarin nuk e ka ngrohur trajnerin e Luftëtarit, Julian Ahmataj, i cili në konferencën për shtyp pas ndeshjes është shprehur se skuadra e tij dha më shumë se kundërshtari për të arritur te fitorja, por kjo nuk i mjaftoi. Gjithashtu, ai kishte dhe një thirrje për lojtarët e ardhur te bluzinjtë gjatë merkatos së janarit, teksa shtoi se skuadra ka nisur të bind.

"Nuk jam i kënaqur me rezultatin sepse kishim mundësi për ta fituar këtë ndeshje më shumë se kundërshtari. Një trepikësh i marrë këtu do të na përçonte shumë siguri në skuadër. Gjithsesi ne e kemi këtë siguri. Edhe pse nuk e fituam ndeshjen kemi bindur gjatë gjithë kohës, kundër një kundërshtari si Flamurtari që i ka shënuar të gjitha skuadrave. Nuk ka vuri thuajse asnjëherë në vështirësi. Në vështirësi na vendosi vetëm në 10 minutat e para, ku kishte raste për shënim. Kjo është shumë e rëndësishme dhe i falenderoj futbollistët për atë që dhanë në fushën e lojës. Unë do i referohem grupit që kam dhe i referohem lojtarëve të veçantë. Të ardhurit në merkaton e janarit duhet të ndezin motorrat që t'i bashkohen skuadrës dhe të përshtaten sa më mirë sepse ne do i japim të gjithëve mundësinë për të luajtur futboll." -përfundoi Ahmataj.

/Ora News.tv/