Në prag të festave të fundvitit, Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural ka mbledhur bashkë fermerët në një nismë mbështetje dhe solidariteti për moshën e tretë.

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca dhe stafi i saj zgjodhën Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë për të dërguar ndihma me produkte ushqimore të vendit të cilat garantojnë standardet më të mira.

Përfaqësuesit e Shtëpisë së të Moshuarve në Tiranë, falenderuan AZHBR-në për këtë nismë duke iu gjendur pranë atyre që kanë nevojë.

 “Dua t’ju falenderoj në emër të të gjithëve për cilësinë, për dhuratën kaq të mrekullueshme që solle dhe që do të zbukurojë Vitin e Ri. Ju falenderoj me shpirt, i falenderoj të gjithë dhuruesit”, tha Drejtoresha e Shtëpisë së të Moshuarve në Tiranë, Anila Peçi.

Një vëmendje të posaçme e AZHBR-së ka qenë dhe mbështetje e këtyre subjekteve për të mbyllur ciklin e prodhimit dhe krijimit të produkteve shqiptare cilësore.

/Ora News.tv/