AFP: Simboli kombëtar i Shqipërisë drejt zhdukjes

AFP: Simboli kombëtar i Shqipërisë drejt zhdukjes

Ajo është simboli kombëtar i Shqipërisë, por Shqiponja së shpejti mund të gjendet vetëm në flamur.

Agjencia e njohur ndërkombëtare e lajmeve AFP, jep alarmin për zhdukjen e shqiponjës për shkak të gjuetisë së përhapur të rrëmbyesve.

Në anën e një autostrade kombëtare, vetëm 30 kilometra në veri të kryeqytetit, Tirana, një shitës u ofron shoferëve një shqiponjë me një çmim mesatar prej 7,000-10,000 lekë (55-85 euro, 65-100 dollarë).

 "Buzardi" është një specie e mbrojtur ashtu si shqiponja e artë.

Por, burri nuk është i shqetësuar pasi ekspozon zogun me krahun e tij të plagosur nga një plumb dhe këmbët e tij të lidhura.

"Unë nuk e kam plagosur atë, më kanë dhënë për ta shitur. Blerësit do ta mbajnë atë në një kafaz në një bar apo një restorant", thotë ai.

Nga katër lloje të specieve grabitqare në Shqipëri, "vetëm një, 'Egyptian vulture' mbetet dhe popullsia e saj është zvogëluar shumë", thotë Mirjan Topi, autor i udhëzuesit të parë të zogjve në Shqipëri.

Po kështu, edhe shqiponja e artë që është simboli kombëtar i Shqipërisë,

Sipas ekspertëve, rreth 25 vjet më parë kishte midis 100 dhe 200 çifte të shqiponjave të arta. Ky numër sot është përgjysmuar.

"Ka një rënie dramatike", thotë Topi.

Për biologin Taulant Bino, president i Shoqatës Ornitologjike Shqiptare, shqiponja e artë "është në rrugë drejt zhdukjes".

Në një shkallë globale, shqiponja e artë (Aquila chrysaetos) nuk klasifikohet si një specie e kërcënuar, sipas Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN).

Agjencia shkruan se ka pasur një ndalim gjuetie në Shqipëri që nga viti 2014. Autoritetet thonë se janë ndaluar një numër prej 2,000-3,000 gjuetarë italianë, që vlerësohet se kanë vrarë se 150,000 zogj, duke përfshirë edhe zogj grabitqar gjatë dekadës së fundit.

Por ata pranuan, kur u kontaktuan nga AFP, se efektiviteti i moratoriumit është i kufizuar pasi imponon vetëm gjoba.


EMISIONET