Aeronautikë/ Sportistët e vitit, triumfon Islami, Braçe e Deda plotësojnë podin

Aeronautikë/ Sportistët e vitit, triumfon Islami, Braçe e Deda

Mbrëmjen e së premtes, në eventin e organizuar nga Federata Shqiptare e Aeronautikës, u shpallën sportistët e vitit në këtë sport.

Fituesit e 3 vendeve të para u zgjodhën sipas një skeme të paracaktuar, bazuar në rezultatet e arritura në të gjitha garat kombëtare dhe ndërkombëtare. Vendi i parë shkoi për Xhonathan Islami, i cili u shpall fitues për herë të dytë radhazi. Çmimin e vendit të dytë e mori Blerjan Braçe dhe të tretin Sidrit Deda.

Alket Islami: Ne nga ky aktivitet fituam pilotët tanë që i kemi për herë të parë në Kupën e Botës, ku në Korçë ekip ynë kombëtar u rendit i dyti, që është shumë e rëndësishme.

Viti 2018 ka qënë vërtetë i ngjeshur në aktivitete për aeronautikën në Shqipëri, ku janë organizuar edhe kompeticione kombëtare. Këtu mund të përmendim eventi si "Albania Open Air", që u zhvillua në muajin maj në Vlorë.

"Giro Open Air" e organizuar në qershor në qytetin e Gjirokastrës. "Llogara Air Games" dhe Tirana Open Air, si dhe kampionati i gjashtë Evropian i fluturimeve, ku në këtë të fundit Shqipëria u klasifikua në vendin e 10-të midis 58 shteteve pjesëmarrëse.  

EMISIONET