Zbardhet vendimi për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Sipas këtij vendimi procesi i rivlerësimit të subjektit ndërpritet në momentin e dhënies së dorëheqjes dhe subjekti i rivlerësimit nuk mund të emërohet gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, ose anëtar i KLGJ apo KLP

"Procesi i rivlerësimit për Llallën ka vazhduar edhe pas përfundimit të mandatit si Kryeprokuror. Në 12 shkurt 2018 jemi vënë në dijeni të kërkesës për dorëheqje të Llallës nga funksionet e magjistratit. Me paraqitjen e dorëheqjes Llalla humbet të drejtën e emërimit për 15 vjet në sistemin e drejtësisë" thuhet në vendim.

Kundër këtij vendimi mund të ankimohet  brenda 15 ditëve në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit

/Ora News.tv/