Adolf Hitleri është "gjallë"!

Neil Holmes është me profesion infermier dhe kalon ditët e tij në vendet e ndërtimit, duke u siguruar që të gjithë punëtorët të kujdesen për veten.

Por, krahas punës së tij, ai bën edhe diçka krejtësisht të ndryshme dhe shumë të pazakontë. Burri punon "si Adolf Hitleri".

Ai i gëzohet plotësisht punës së tij dhe fiton 500 paund për aq pak sa punon, rreth 10 minutë punë.

Ai luan kryesisht komedi në shfaqje televizive dhe filma, por ka pasur disa kërkesa të çuditshme gjatë 15 viteve të fundit.

Ka edhe një lloj pune që ai gjithmonë do të refuzojë, pavarësisht se kush po i kërkon.

Duke folur për Mirror Online, Neil tha: "Është padyshim një kërkesë e çuditshme për famë.

"Unë duhet të jem shumë i kujdesshëm se kujt ia tregoj fotografitë. I tregova një herë një gjermani dhe ai mbeti shumë i ofenduar sepse mendonte se ishte në të vërtetë Hitleri".

Neil, 55 vjeç, ra në sy që kurse ishte adoleshent në shkollë, duke luajtur role të ndryshme.

Vite më vonë, ai vendosi të vishet me uniformën e Hitlerit dhe dërgoi disa fotografi duke kërkuar punë.

EMISIONET