Adoleshentja u bë nënë 13 vjeçe, çon vajzën në shkollë për ti mbyllur gojën shokëve!

Kayleigh Danielle nga Stanley mbeti shtatzënë në moshën 13 vjeçare dhe të gjithë i thanë se nuk do përfundonte studimet pasi duhet të kujdesej për foshnjen.

Sot është 16 vjeçe dhe vendosi ti tregojë shokëve të klasës se e kishin gabim. Ajo përfundoi shkollën me sukses dhe u kujdes në mënyrë të përkryer për vajzën, të cilën e mori me vete në festën e fundvitit.

Të dyja pozuan si dy princesha, ndërkohë që i jepnin përfaqime dhe puthje njëra-tjetrës. Kayleigh, e cila jeton me prindërit e saj tha: "Doja ta merrja Harley në festën time dhe u veshëm në një mënyrë që ajo të dukej si princeshë. Shpresoj të rritet duke kuptuar se e meriton më të mirën dhe nuk duhet të pengohet nga askush që nuk do ta shohë të lumtur. Ajo duhet të rritet me dashuri dhe kujdes. Doja ti tregoja të gjithëve që menduan se nuk mund të përfundoja shkollën se ida dola. Jam duke festuar suksesin tim me vajzën."

Ajo mbajti sekret shatzaninë e saj për 6 muaj pasi ishte e frikësuar nga reagimi i prindërve. Fatmirësisht ata e mbështetën dhe përgatitën një dhomë për mbesën e tyre.

EMISIONET