Ademi: Korrupsioni në Shkodër në nivele të larta, Lleshaj: Të bashkëpunojmë për ta luftuar

Ademi: Korrupsioni në Shkodër në nivele të larta, Lleshaj:

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi i kërkoi ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj që ti kushtojnë më shumë rëndësi korrupsionit, pasi siç tha ajo në Shkodër korrupsioni ekziston ne nivele të larta vendimmarrëse.

Voltana Ademi: Ne kemi adresuar, kur kemi evidenca qoftë në prokurori qoftë në polici me të cilin ne bashkëpunojmë. Mendoj se duhet të bëehet diçka. Nuk bëhet fjalë për nivelet e ulëta të shërbimit, por bëhet fjalë për nivele të larta të korrupsionit ku merren vendime. Këtu duhet të kemi kujdes sepse impakton tek qytetarët.

Nga ana e tij, ministri Lleshaj i garantoi angazhimin e qeverisë, por tha se duhet bashkëpunim mes pushteteve për të luftuar këtë fenomen që turpëron shoqërinë, por dhe shkatërron të ardhmen.  

Sandër Lleshaj: Është një temë e rëndësishme që mund ta përballojmë nëse bëjmë bashkë forcat si qytetar ndaj këtij fenomeni që jo vetëm na turpëron, por edhe na shkatërron. Duhet ta konsideron strukturën e policisë si një instrument tuajën, me qëllim që duke bashkuar forcat të krijojmë shumicën e duhur për ta mbytur këtë fenomen që na turpëron dhe na shkatërron të ardhmen tonë.

EMISIONET