Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri u komentua gjatë për romancën e saj me milionerin maqedonas Serjozha Markov, duke nisur nga lidhja, fejesa e martesa.

Pasi firmosi martesën e saj, u njoftua se këngëtarja nga Maqedonia është në pritje të një fëmije. Tani ajo ka bërë publik gjininë e foshnjes me disa fotografi ku tregon dhe format e saj, përfshirë barkun e fryrë.

“Është djalë”, shkruajti ajo në një postim në Instagram ndërsa mban tollumbace në dorë. Mbetet për tu parë se cili do jetë emri që bukuroshja do i vendosë djalit të saj të vogël, ndërkohë që në fytyrë i shihet lumturia që ka pasi do bëhet nënë për herë të parë.

/Ora News.tv/