Gjykata e Durrësit ka vendosur masën "detyrim paraqitje" për nëndrejtorin e Kadastrës në Durrës, Arben Isaku.

Ai akuzohej për veprën penale të falsifikimit dhe shpërdorimit të detyrës.

E njëjta masë është dhëne edhe për dy të arrestuarit e tjerë, specialistin F. Rexho dhe ekonomistin R.K

Arben Isaku, u shpall në kërkim nga policia pas aksionit “Plazh i lirë” në Durrës. Ai së bashku me dy zyrtarë të Kadastrës akuzohet se përmes falsifikimit të dokumenteve ka dhënë leje legalizimi false për dy persona.

Po kush është Arben Isaku?

Aktualisht Isaku mban postin e numrit dy të PS-së në Durrës. Ai është sekretar i Përgjithshëm i degës së PS-së në Durrës. Gjithashtu është kryetar aktuali i grupit të këshilltarëve socialistë në bashkinë e Durrës që drejtohet nga Valbona Sako.

Nga 2017 Isaku mbante postin e drejtorit të ALUIZNIT ) Agjencisë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/ Ndërtimeve Informale,  por me shkrirjen e këtij institucioni me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP) në Durrës, në zyrën e Kadastrës, Isaku u lirua nga detyra dhe u emërua në postin e zv/ drejtorit të Kadastrës në Durrës.

/Ora News.tv/