Vendimi për të bërë abort nuk është i lehtë. Për shkaqe të ndryshme femrat marrin këtë vendim. Çdo grua ka të drejtë të ndërpresë shtatëzaninë deri në javën e 12-të. Mbas javës së 12-të deri në javën e 22-të nëse rrezikohet jeta e nënës nga ndonjë sëmundje ose bebi ka anomali të papajtueshme me jetën atëherë kryehet aborti.

E ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’ transmetuar në Ora News. Mjekja obstetre - gjinekologe, Mimoza Keta u shpreh se aborti shoqërohet me dhimbje dhe hemorragji të madhe kur ndodh papritur dhe abitual. Ndërsa ndërpreja e shtatëzanisë në mnëyrë të vulletshme bëhet në disa mënyra

“Mund të kryhet me dilatacion, aspiracion si edhe me tableta.”

Pikërisht ky trend i futur në këtë kohë ka bërë që shumë vajza të reja të mos drejtohen më pranë marterniteteve

“Ato drejtohen pranë klinikave private, në farmaci private duke marrë tabletat e abortit pa u konsultuar me mjekët gjinekologë dhe nëse nuk dinë ti përdorin pasojat për do të jenë të rënda dhe të parikthyeshme.”

Gjithmonë nëse do të abortosh duhet të këshillosh me mjekun gjinekolog.

 

/Ora News.tv/