Sot më datë 7 dhjetor Abigail, vajza e këngëtares së njohur shqiptare Aurela Gace mbush 1 vjeç. Ditë më parë këngëtarja i ka kushtuar një status në rrjetin e  saj social Instagram ku ka treguar sesi vajza e saj  ka ardhur në jetë. Ndërsa sot ajo zbulon një detaj tepër të veçantë nga data e lindjes së saj. “Sot nje vit me pare erdhi ne jete Abigail jone, lumturia jone....dhe ne librin e vitit te saj te pare , ka te shenuar ngjarjen e ditës,”-shkruan Aurela. Kjo ngjarje e veçantë në jetën e saj përkon me natën finale  të edicionit të vjetshëm të festivalit “Kënga Magjike”.

/Ora News.tv/