Kosova ndalon lojrat e fatit për 10 vjet

Kosova ndalon lojrat e fatit për 10 vjet

Qeveria e Kosovës ka vendosur formalisht të mbyllë për një periudhë 10-vjeçare të gjitha bizneset e lojërave të fatit që operojnë në vend.

Vendimi u mor të martën në mbledhjen e zakonshme të qeverisë, dhe pasoi qëndrimin e shumicës së parlamentit që u shpreh me votë për pezullimin e kazinove dhe sipërmarrjeve simotra, me përjashtim të Lotarisë së Kosovës.

Pas miratimit në Kuvend javën e kaluar, autoritetet angazhoi menjëherë qindra forca të policisë, të administratës tatimore dhe të shërbimeve doganore për të mbyllur apo orientuar subjektet e prekura nga ligji.

Operacioni rezultoi gjithashtu në konfiskimin e disa pajisjeve dhe makinerive që përdoreshin nga subjektet, shumë prej të cilave ishin zhvendosur muajt e fundit nga Shqipëria ku këto aktivitete gjithashtu ndalohen prej fillimvitit.

Nisma ligjore e propozuar nga LDK u nxit nga të paktën dy ngjarje fatale të regjistruara brenda javës në zonën e Suharekës dhe të Lipjanit pas konflikteve të çastit, por edhe nga nënshkrimi i një peticioni që kërkonte shfuqizimin e lojërave të fatit.

Në Kosovë aktualisht ushtrojnë veprimtarinë e bingove dhe të pikave të basteve rreth 445 subjekte.

EMISIONET