Këngëtarja shqiptare drejt operacionit! Më mirë hundën apo buzët?
Këngëtarja e njohur shqiptare, Yllka Kuqi ka bërë një pyetje në rrjete sociale që ka futur në dilemë ndjekësit e saj.
Në një postim në Instagram ku i duket vetëm hunda dhe buzët, ajo shkruajti: “A ka nevojë mi pre hun(d)en apo mi fry buzën?”
Kjo ngriti spekulimet se Yllka po mendon që të bëjë ndërhyrje kirurgjikale për të ndryshuar pamjen. Shumë prej ndjekësve kanë komentuar se është e bukur me këtë paraqitje dhe nuk ka nevojë për të ndryshuar asgjë.
Nuk dihet nëse këngëtarja do bëjë ndryshim apo ishte thjesht një fotografi e rastit që e shoqëroi me një përshkrim komik.