"Jam shumë e lumtur që je mësuesja ime. Ti je për mua një mami e dytë sepse ashtu si mami im ti më mëson, më këshillon më edukon e më fal shumë dashuri. Jam e lumtur që je mësuesja ime"

Kjo është pjesa nga letra që vajza 8 vjeçe Elektra Lako i ka shkruar mësueses së saj Marjeta Zhakaj për ta falenderuar për përkushtimin dhe punën e saj.

Të shumta janë mënyrat për ti shprehur mirënjohje mësuesve tanë për ndikimin që ata kanë pasur në rrugën tonë të dijes dhe të profesionit.

 Dhe mesazhet dhe dhuratat e fëmijëve janë më të ndjerat më të sinqertat.


/Ora News.tv/