90 tablo, Bashkim Ahmeti ekspozitë vetjake në GKA

90 tablo, Bashkim Ahmeti ekspozitë vetjake në GKA

 Piktori, Bashkim Ahmeti, rikthehet me një ekspozitë personale në Galerinë Kombëtare të Arteve. 90 tablo, peisazhe dhe portrete të frymëzuara nga kontrastet, e kuqja e Onufrit, dhe legjendat shqiptare. Ekspozita do të qëndrojë e hapur përreth një muaj.

90 krijime artistike të artit bashkëkohor shqiptar nga piktori Bashkim Ahmeti janë shfaqur në një ekspozitë vetjake në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Tablot e ndërthurura me ngjyrat e ndezura, të ftohta, apo me kontrastet frymëzohen nga Onufri, Nikolla e Shpataraku, por në të cilat gjenden edhe kujtime mitike dhe legjendare të popullit shqiptar.

Veprat e ekspozitës vetjake përfshijnë një dekoracion shumëngjyrësh që tërheq vëmendjen e publikut artdashës, por që brenda tyre kanë edhe muzikalitet shqiptar.

Ngjarjet e qytetit të tij të lindjes, të përjetuara dhe shkruara nga pena e shkrimtarit Kadare, tashmë janë të hedhura në vaj edhe në tablotë e piktorit Bashkim Ahmeti.

Ekspozita vetjake e Bashkim Ahmetit do të jetë e hapur në Galerinë e Arteve për afro një muaj.

EMISIONET